Të shtëna ndaj tre të rinjve palestinezë në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152052-të_shtëna_ndaj_tre_të_rinjve_palestinezë_në_amerikë
Tre studentë palestinezë po ecnin në rrugën Prospect kur një i bardhë i qëlloi me armë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2023 04:44 Europe/Tirane
  • Të shtëna ndaj tre të rinjve palestinezë në Amerikë

Tre studentë palestinezë po ecnin në rrugën Prospect kur një i bardhë i qëlloi me armë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Policia e Shtetit të Vermontit të dielën raportoi se tre të rinj palestinezë u qëlluan dhe u plagosën pranë Universitetit të Vermontit. Sipas policisë, tre të rinjtë, të tre rreth të 20-ave, ndodheshin në Burlington për Ditën e Falenderimeve kur u qëlluan dhe u plagosën dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike. Thuhet se këta tre të rinj flisnin në arabisht dhe mbanin shami. Zyrtarët amerikanë thonë se sulmuesi ishte një burrë i bardhë dhe gjatë të shtënave nuk tha asnjë fjalë. Sipas mediave amerikane, gjendja e njërit prej të rinjve është duke u përmirësuar, por dy personat e tjerë janë ende të shtruar në reanimacion. Guvernatori i “Burlington” këtë incident e quajti një tragjedi dhe shprehu keqardhjen e tij për këtë incident, duke thënë se incidente të tilla nuk duhet të lejohen të përsëriten, gjë që çon në rritjen e antagonizmit dhe bipolaritetit në shoqëri. Edhe Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez e ka dënuar ashpër këtë veprim.