Nëntor 28, 2023 20:13 Europe/Tirane
  • Putin nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

Raportohet se një pjesë rekorde e buxhetit do të ndahet për mbrojtjen, teksa ushtria ruse po e vazhdon luftën në Ukrainë. Buxheti parasheh shpenzime në vitin 2024 në vlerë 415 miliardë dollarë, me një deficit që pritet të jetë 9.5 miliardë dollarë.

Pasi buxheti u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit, kryeparlamentari Vyacheslav Volodin tha se buxheti u përpilua veçanërisht për ta financuar ushtrinë dhe për ta zvogëluar ndikimin e sanksioneve perëndimore që u vendosën kundër Rusisë pasi ajo sulmoi Ukrainën në shkurt 2022.

Ulja e rekorde e shkallës së papunësisë, pagat e larta dhe shpenzimet sociale pritet ta ndihmojnë Kremlinin ta mposhtë ndikimin e brendshëm të përqendrimit të ekonomisë kah ushtria, kjo por mund të shkaktojë telashe në periudhën afatgjate, thonë analistët.

Një pjesë e buxhetit rus është e fshehtë, pasi Kremlini përpiqet t’i mbajë të fshehta planet ushtarake dhe t’i shmangë kritikat për luftën në Ukrainë.

 

Tags