Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Palestinën e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152182-sekretari_amerikan_i_shtetit_mbërrin_në_palestinën_e_pushtuar
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti në Tel Aviv në udhëtimin e tij të tretë në territoret e pushtuara dhe Lindjen e Mesme në 7 javët e fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 30, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Palestinën e pushtuar

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti në Tel Aviv në udhëtimin e tij të tretë në territoret e pushtuara dhe Lindjen e Mesme në 7 javët e fundit.

Sipas Reuters, Sekretari Amerikan i Shtetit gjatë këtij udhëtimi me krerët e regjimit sionist do të diskutojë për zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm dhe rritjen e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës. Gjithashtu, një zyrtar palestinez për udhëtimin e Blinken tha se ai pritet të vizitojë Bregun Perëndimor ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Para se të nisej për në territoret e pushtuara, Sekretari amerikan i Shtetit në një konferencë për shtyp në Bruksel tha: Në ditët në vijim, ne do të fokusohemi në përpjekjet që të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm në mënyrë që të mund të lirojmë më shumë të burgosur dhe të dërgojmë më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, më herët u tha gazetarëve se Blinken gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm në Bruksel dhe Tel Aviv, me krerët e shteteve do të diskutojë "të ardhmen e Gazës dhe nevojën për një shtet të pavarur palestinez". Zyrtari amerikan gjithashtu tha se qëllimi i vizitës së Blinken është vazhdimi i përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas tij, Blinken do të kërkojë shtimin e dërgimit të ndihmave humanitare për Gazën, garantimin e lirimit të të gjithë të burgosurve dhe mbrojtjen e civilëve në Gaza. Kjo do të jetë vizita e tretë e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Udhëtimi bëhet në mes të zbatimit të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, si pauzës disaditore të luftës në Rripin e Gazës.