Nëntor 30, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Senatorët demokratë dhe problematika e quajtur Izrael

Washington Post në një raport shkruan se performanca e regjimit sionist në luftën e Gazës dhe masakrimi i popullit palestinez nga ushtria (e regjimit) izraelit ka vendosur shumë kufij në mbështetjen e pakushtëzuar të senatorëve demokratë amerikanë për këtë regjim.

Në raportin e Washington Post thuhet: Në ditët e para pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, shumë ligjvënës demokratë dhe republikanë kërkuan miratimin e menjëhershëm të paketës së ndihmës prej 14 miliardë dollarësh të Presidentit Joe Biden. Tani, ekziston shqetësimi se ndihma do të jetë e shoqëruar me sfida morale dhe politike për demokratët që kanë ngritur flamuj të kuq kundër taktikave të luftës të Izraelit, të cilat kanë rezultuar me më shumë se 13,000 palestinezë të martirizuar gjatë operacionit për të eliminuar Hamasin në Gaza. Prandaj, disa senatorë demokratë, pa hequr dorë nga mbështetja e tyre ndaj regjimit sionist, kanë kërkuar vendosjen e kushteve për ofrimin e kësaj mbështetjeje, kushte që e bëjnë Izraelin të përgjegjshëm për krimet që kryen. Senatori Bernie Sanders në lidhje me këtë tha: Shtetet e Bashkuara kanë ofruar tradicionalisht shuma të mëdha parash pa kushte për Izraelin, por mendoj se një numër në rritje i anëtarëve të Kongresit besojnë se kjo rrjedhë duhet të ndryshojë. Ai shtoi: Populli amerikan është thellësisht i shqetësuar dhe në shumë raste shumë i zemëruar, për viktimat në radhët civile në Rripin e Gazës dhe ata duan të sigurohen që politika e ndihmës së pakushtëzuar për Izraelin të ndryshojë. Në vazhdim të fjalës së tij, Sanders bëri thirrje për vendosjen e kushteve për ndihmat e ardhshme amerikane për regjimin sionist dhe ndër këto kushte, është dhënia fund e bombardimeve pa dallim të popullit të Gazës, përfundimin e dhunës së ushtruar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor kundër popullit palestinez dhe angazhimi i Izraelit për vazhdimin e negociatave të paqes për të arritur një zgjidhje me dy shtete. Një nga strategët demokratë për kushtëzimin e ndihmës së ardhshme për Izraelin theksoi: Biden do të duhet të konfirmojë nëse Izraeli i plotëson këto kushte apo jo, sepse ndihma e vazhdueshme e pakushtëzuar e Uashingtonit për Tel Avivin jo vetëm që e vendos Biden në një pozitë të keqe me popullin amerikan, por edhe me popujt e botës arabe dhe qeveritë arabe. Ai gjithashtu tha se Izraeli me qasjen që ka ndërmarrë pa dyshim që do ta dëmtojë Bidenin. Një tjetër senator demokrat për pretendimet e regjimit sionist tha: Zyrtarët izraelitë thonë se kanë bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar viktimat civile, por kjo nuk është e vërtetë. Pavarësisht gjithë kësaj, asnjë senator demokrat nuk është i gatshëm të thotë se ndihma për Izraelin është e panevojshme, por në të njëjtën kohë, urgjenca e dërgimit të ndihmës në Ukrainë është zvogëluar, kështu që demokratët besojnë se urgjenca e dërgimit të ndihmës në Ukrainë, udhëheqësit e së cilës thonë se u ka mbaruar fuqia e zjarrit, tani është më e rëndësishme.

Tags