Britania kryen fluturime vëzhgimi mbi Gaza
(last modified Sun, 03 Dec 2023 08:11:10 GMT )
Dhjetor 03, 2023 09:11 Europe/Tirane
  • Britania kryen fluturime vëzhgimi mbi Gaza

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se do të kryejë fluturime vëzhgimi në Rripin e Gazës dhe të territoreve të pushtuara për të gjetur vendndodhjen e të burgosurve që janë në duart e rezistencës palestineze.

Sipas IRNA, duke cituar Guardian, Ministria britanike e Mbrojtjes në një deklaratë të shtunën tha se ministria do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Mesdheun lindor, duke përfshirë hapësirën ajrore të Izraelit dhe Gazës, në mënyrë që "të mbështesë aktivitetet që lidhen me shpëtimin e pengjeve." Deklarata shtoi: Avionët e vëzhgimit do të jenë të paarmatosur dhe nuk do të kenë rol luftarak dhe misioni i tyre do të jetë vetëm identifikimi i vendndodhjes së pengjeve. Sipas zyrtarëve të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, për këtë operacion do të përdoren një numër avionësh të paarmatosur, përfshirë Shadow R1 dhe informacionet e tyre do të ndahen me regjimin sionist. Sipas Guardian, gjatë armëpushimit të përkohshëm njëjavor ndërmjet Izraelit dhe rezistencës palestineze, 80 të burgosur sionistë u liruan në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë.  Thuhet se në Rripin e Gazës janë ende mbi 130 të burgosur. Paraditen e së premtes së 1 dhjetorit, pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm në Gaza pas shtatë ditësh, regjimi sionist rifilloi bombardimet e zonave të ndryshme të këtij rajoni, veçanërisht në qytetin Khan Yunis dhe me dhjetëra palestinezë ranë dëshmorë dhe të plagosur.

Tags