Dhjetor 10, 2023 12:52 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmuan sërish Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Përfaqësuesi i regjimit sionist në Kombet e Bashkuara e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të korruptuar moralisht.

Sipas raportit të mëngjesit të së dielës nga IRNA, “Gilad Erdan”, përfaqësuesi i regjimit sionist në Kombet e Bashkuara, e kritikoi ashpër sekretarin Guterres, duke e cilësuar atë si të korruptuar moralisht, sepse ai nuk e mbështet këtë regjim. Më herët, Eli Cohen, ministri i jashtëm i regjimit sionist, sulmoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe pretendoi se Antonio Guterres po qëndron në krah të lëvizjes Hamas dhe qëndrimi i tij është një turp për OKB-në. Guterres duke marrë parasysh shkallën e viktimave njerëzore në Gaza pas sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon, i ka dërguar një letër kreut të Këshillit të Sigurimit duke përmendur nenin 99 të Kartës së OKB-së. Neni 99 i Kartës së OKB-së, i cili është përdorur vetëm 9 herë në historinë e Kombeve të Bashkuara, thotë se Sekretari i Përgjithshëm mund të informojë Këshillin e Sigurimit për çdo çështje që ai beson se mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo ndodh ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, vuri veton ndaj rezolutës së propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, pavarësisht se mori 13 vota pro. Mahmud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, në lidhje me këtë tha: "Ky vendim i Shteteve të Bashkuara, i cili sfidoi komunitetin ndërkombëtar, do t'i japë Izraelit dritën jeshile për të vazhduar agresionin e tij kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës. "

Tags