Britania i jep Ukrainës një minahedhës
(last modified Mon, 11 Dec 2023 08:12:48 GMT )
Dhjetor 11, 2023 09:12 Europe/Tirane
  • Britania i jep Ukrainës një minahedhës

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se do t'i sigurojë Ukrainës një anije minahedhëse për ndihmë detare dhe do të krijojë një aleancë detare me Norvegjinë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, duke cituar Tass, Ministria Britanike e Mbrojtjes në një deklaratë njoftoi se Britania dhe Norvegjia po kërkojnë të krijojnë një aleancë të re detare për të ofruar ndihmë detare për Ukrainën. Në këtë deklaratë thuhet se Anglia do t'i sigurojë Ukrainës dy minahedhës të tipit Sandoën. Ministria britanike e Mbrojtjes për qëllimin e formimit të këtij koalicioni detar shkroi: “Koalicioni i ri dëshiron të ndihmojë Ukrainën të transformojë marinën e saj për ta bërë atë më të pajtueshme me aleatët perëndimorë dhe për të forcuar sigurinë në Detin e Zi. Ministria e Jashtme Britanike njoftoi të mërkurën se do të vendosë sanksione kundër individëve dhe kompanive të huaja që eksportojnë pajisje dhe pjesë që mund të përdoren për pajisje ushtarake në Rusi. Britania do të sanksionojë furnizuesit ushtarakë që mbështesin makinën luftarake të Putinit (Presidenti rus Vladimir Putin), thuhet në deklaratë. Furnizuesit e huaj që eksportojnë pajisje dhe pjesë në Rusi janë në mesin e dhjetëra individëve dhe grupeve që janë sanksionuar. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme britanike gjithashtu theksohet se qëllimi i këtyre sanksioneve është privimi i Rusisë nga burimet e nevojshme për operacione speciale ushtarake në Ukrainë.

Tags