OKB: Miratohet rezoluta e armëpushimit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152680-okb_miratohet_rezoluta_e_armëpushimit_në_gaza
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me votën pozitive të 153 anëtarëve të saj, pra një shumicë dërrmuese votash, miratoi një rezolutë e cila kërkon vendosjen e një armëpushimi urgjent humanitar në Gaza, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2023 06:25 Europe/Tirane
  • OKB: Miratohet rezoluta e armëpushimit në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me votën pozitive të 153 anëtarëve të saj, pra një shumicë dërrmuese votash, miratoi një rezolutë e cila kërkon vendosjen e një armëpushimi urgjent humanitar në Gaza, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve.

Sipas gazetarit të IRNA, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për situatën në Rripin e Gazës, e cila u mbajt të martën në mbrëmje, 153 vende nga 193 anëtarë të Kombet e Bashkuara ranë dakord për një rezolutë për të vendosur një armëpushim urgjent në Rripin e Gazës, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. 10 anëtarë të Kombeve të Bashkuara votuan kundër dhe 23 anëtarë abstenuan, kështu që shumica dërrmuese e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara qëndruan kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit. Në këtë rezolutë Anglia, aleati më i rëndësishëm i Amerikës dhe vende si Gjermania, Italia, Holanda dhe Ukraina ishin ndër ata që abstenuan. Në sesionin e 10-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të titulluar "Mbrojtja e civilëve dhe zbatimi i detyrimeve ligjore dhe humanitare", u miratua rezoluta për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, pavarësisht kundërshtimit të 10 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, një përkrahës i madh i regjimit izraelit. Kjo rezolutë, e paraqitur nga grupi i vendeve arabe dhe islamike, shpreh shqetësim të madh për situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës dhe vuajtjet e popullatës civile palestineze dhe kërkohet mbrojtja e popullatës civile të Palestinës në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare, si dhe bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Rezoluta rithekson se të gjitha palët duhet t'u përmbahen detyrimeve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë "pengjeve" si dhe garantimin e aksesit në ndihmat humanitare. Përpjekja e Amerikës dhe e vendeve perëndimore për të ndryshuar rezolutën dhe për ta futur Hamasin si grup terrorist dështoi për herë të dytë, për shkak të kundërshtimit të shteteve anëtare dhe mosmarrjes së numrit të votave të kërkuara. Në përputhje me vendimin e vendeve islamike dhe arabe dhe duke ndjekur politikat e saj saj në lidhje me zgjidhjen e propozuar për çështjen palestineze, Republika Islamike votoi pro rezolutës për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Gilad Erdan, ambasadori dhe përfaqësuesi i Izraelit në Kombet e Bashkuara, i zemëruar nga propozimi i kësaj rezolute, para votimit, doli me një foto të Jahja Sanovar, kreut të lëvizjes Hamas dhe tha: Nëse doni një armëpushim të vërtetë, telefononi Hamasin dhe kërkoni Jahja Sanovar. Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara tha: Armëpushimi nënkupton mbijetesën e Hamasit. Ky diplomat izraelit pretendoi: Thuajni Hamasit të ulë armët, të dorëzohet dhe të kthejë pengjet. Atëherë do të keni një armëpushim të vërtetë që do të zgjasë përgjithmonë. Por Rijad Mansour, ambasadori dhe përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara, e quajti historik miratimin e kësaj rezolute.