Gazeta franceze Liberation:  Akuzat e Izraelit kundër Hamasit bazohen në gënjeshtra
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152716-gazeta_franceze_liberation_akuzat_e_izraelit_kundër_hamasit_bazohen_në_gënjeshtra
Gazeta franceze Liberation shkruan se faktet tregojnë se shumë nga veprimet e tmerrshme për të cilat Izraeli ka akuzuar se i ka kryer Hamasi janë gënjeshtra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2023 04:22 Europe/Tirane
  • Gazeta franceze Liberation:  Akuzat e Izraelit kundër Hamasit bazohen në gënjeshtra

Gazeta franceze Liberation shkruan se faktet tregojnë se shumë nga veprimet e tmerrshme për të cilat Izraeli ka akuzuar se i ka kryer Hamasi janë gënjeshtra.

Gazeta franceze Liberation në një raport shkruan: 2 muaj pas operacionit të Hamasit të 7 tetorit 2023, vlerësimet përfundimtare konfirmojnë se shumë nga veprimet e tmerrshme për të cilat (regjimi) Izraeli ka akuzuar se po i kryejnë forcat e Hamasit bazohen në gënjeshtra. Kjo gazetë në një raport të titulluar "Izrael, 7 tetor, masakra dhe sekretet”, theksoi:  Shumë nga pretendimet e Izraelit për krimet e kryera në operacionin e stuhisë Al-Aksa më 7 tetor ishin të rreme dhe qëllimi i tyre ishte të mobilizonin opinionin publik të Izraelit dhe të botës për të nisur një hakmarrje brutale dhe të dhunshme kundër Gazës. Gazeta Liberation shkruan: Gjatë sulmit të Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor; Asnjë kokë nuk është prerë, asnjë fëmijë nuk është futur në furrë, asnjë grua shtatzënë nuk i është hapur barku dhe asnjë fëmije nuk i është lidhur duart pas shpine. Raporti shton: Hetimi i kryer nga departamenti i hulumtimit të gazetës Liberation ka konstatuar se disa nga dëshmitë e dhëna nga forcat dhe zyrtarët e ushtrisë izraelite janë kontradiktore dhe disa nga këto dëshmi të rreme. Në vazhdim të raportit, gazeta Liberation thekson se këto krime të rreme të pretenduara nga Izraeli janë pjesë e fushatës propagandistike të këtij regjimi, e cila është kryer me qëllim shtypjen dhe marrjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe përgatitjen e terrenit për veprimet e ardhshme të Izraelit. Në këtë fushatë propagandistike kanë marrë pjesë ushtarë, anëtarë të Mbrojtjes Civile dhe një grup zyrtarësh të lartë politikë izraelitë. Më 7 tetor 2023, grupet palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit izraelit. Më në fund, pas 45 ditësh luftime dhe konflikte, më 24 nëntor 2023, midis Izraelit dhe Hamasit, u arrit një armëpushim i përkohshëm katërditor, për shkëmbimin e të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit. Ky armëpushim u zgjat për disa ditë dhe si rezultat u shkëmbyen një numër të burgosurish nga të dyja palët. Më në fund, mëngjesin e së premtes, 1 dhjetor 2023, armëpushimi i përkohshëm përfundoi dhe regjimi izraelit rifilloi sulmet në Gaza. Për t'u kundërpërgjigjur ndaj sulmeve të papritura të stuhisë Al-Aksa dhe për të kompensuar dështimin e tij për të ndalur operacionet e rezistencës, ky regjim ka mbyllur të gjitha kalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë zonë.