Paralajmërimi i Uashingtonit për pasojat ekonomike të luftës së Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152742-paralajmërimi_i_uashingtonit_për_pasojat_ekonomike_të_luftës_së_gazës
Duke iu referuar mundësisë së përhapjes së luftës në Azinë Perëndimore, sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëroi për ndikimin e kësaj lufte në ekonominë botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2023 16:29 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Uashingtonit për pasojat ekonomike të luftës së Gazës

Duke iu referuar mundësisë së përhapjes së luftës në Azinë Perëndimore, sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëroi për ndikimin e kësaj lufte në ekonominë botërore.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha për CNBC se nëse lufta në Azinë Perëndimore zgjerohet, ndoshta do të ndikojë në ekonominë botërore.

Më herët, në fillim të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, Yellen e kishte quajtur zgjerimin e luftës në rajonin e Azisë Perëndimore një kërcënim serioz për ekonominë botërore.

Komentet e Yellen janë në përputhje me pikëpamjet e zyrtarëve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë FMN-në, Bankën Botërore, Bankën Qendrore Evropiane dhe të tjerë, që konfirmuan se lufta aktuale midis forcave okupuese dhe rezistencës palestineze kërcënon ekonominë e dobët globale, e cila është ende e rënduar nga efektet e pandemisë së Coronavirusit, lufta në Ukrainë dhe rreziqet gjeopolitike, inflacioni dhe krizat e tjera të cilat nuk kanë përfunduar.