Paralajmërimi i Uashingtonit për pasojat ekonomike të luftës së Gazës
Duke iu referuar mundësisë së përhapjes së luftës në Azinë Perëndimore, sekretarja amerikane e Thesarit paralajmëroi për ndikimin e kësaj lufte në ekonominë botërore.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha për CNBC se nëse lufta në Azinë Perëndimore zgjerohet, ndoshta do të ndikojë në ekonominë botërore.
Më herët, në fillim të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, Yellen e kishte quajtur zgjerimin e luftës në rajonin e Azisë Perëndimore një kërcënim serioz për ekonominë botërore.
Komentet e Yellen janë në përputhje me pikëpamjet e zyrtarëve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë FMN-në, Bankën Botërore, Bankën Qendrore Evropiane dhe të tjerë, që konfirmuan se lufta aktuale midis forcave okupuese dhe rezistencës palestineze kërcënon ekonominë e dobët globale, e cila është ende e rënduar nga efektet e pandemisë së Coronavirusit, lufta në Ukrainë dhe rreziqet gjeopolitike, inflacioni dhe krizat e tjera të cilat nuk kanë përfunduar.