UNICEF: Situata humanitare po përkeqësohet dita-ditës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i152814-unicef_situata_humanitare_po_përkeqësohet_dita_ditës_në_gaza
Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2023 16:30 Europe/Tirane
  • UNICEF: Situata humanitare po përkeqësohet dita-ditës në Gaza

Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.

Në një intervistë të dhënë për Sky News ai u shpreh se bombardimet izraelite në Gaza kanë qenë “tepër të pamëshirshme”.

Ndër të tjera ai shtoi se aktualisht ekziston një kërcënim i rëndë sëmundjeshinfektive në Rripin e Gazës pas një periudhe shiu.

Sistemi i ujërave të zeza është prishur, ndërkohë sasia e ujit të pastër është shumë e pakët.

Zëdhënësi i UNICEF-it njoftoi se nuk ka ndihma të mjaftueshme për të arritur në Gaza, duke treguar edhe shkallën e vështirësisë.

“Të shkosh në veri është shumë e vështirë dhe tani ke një milion fëmijë të zhvendosur. Vetëm një armëpushim na mundëson ta marrim atë ndihmë në shkallën që na nevojitet”, deklaroi Elder.