Dhjetor 18, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • Një e treta e popullsisë së pastrehë në Gjermani janë gra

Problemi i  mungesës së strehimit të grave në Gjermani ka arritur tashmë një gjendje kritike pas një rritjeje të konsiderueshme në vitet e fundit.

Sipas raportit të Shoqatës Federale për ndihmën për të pastrehët në Gjermani, numri i të pastrehëve në këtë vend është rritur me 58% krahasuar me vitin e kaluar, dhe rreth 30% e tyre janë gra.

Gratë gjermane kanë një pjesë të madhe të popullsisë së pastrehë në Gjermani, veçanërisht të dhe shkak për këtë është rritja e dhunës në familje, e cila shkakton një numër në rritje të të pastrehëve.

Një ekspert gjerman në lidhje me këtë tha: Gratë e pastreha janë shumë të rrezikuara; Si viktima të dhunës në familje, ato përballen me dhunë edhe në rrugë dhe në qendrat e veçanta për viktimat e dhunës në familje.

Ndërkohë që numri i grave të pastreha viktima të dhunës po rritet me shpejtësi, koha e pritjes për strehim në qendrat  e veçanta ka arritur në 2-3 vjet.

Emigrantët dhe azilkërkuesit janë një nga grupet kryesore të prekura nga kriza e të pastrehëve në Gjermani.

Ndërsa numri i të pastrehëve me pasaporta gjermane u rrit me 5 për qind, numri i të pastrehëve pa shtetësi gjermane regjistroi një rritje prej 118 për qind.

Gjithashtu, më shumë se një e katërta e të pastrehëve në Gjermani janë fëmijë dhe adoleshentë.

 

Tags