Miratohet paketa e dymbëdhjetë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
(last modified Tue, 19 Dec 2023 08:44:51 GMT )
Dhjetor 19, 2023 09:44 Europe/Tirane
  • Miratohet paketa e dymbëdhjetë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Bashkimi Evropian në një deklaratë të hënën miratoi paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Bashkimi Evropian nga 1 janari i këtij viti do të vendosë kufizime në importin e diamanteve, minareleve të përpunuara ose të prodhuara në Rusi. Nga 1 janari do të fillojnë kufizimet me faza për importin e diamanteve ruse të përpunuara në vendet e treta. Në paketën e re të sanksioneve, Bashkimi Evropian ka vendosur kufizime në importin e produkteve të aluminit nga Rusia, duke përfshirë tela, fleta dhe tuba. Bashkimi Evropian gjithashtu detyroi kompanitë evropiane që në kontratat me partnerët e tyre të ndalojnë ri-eksportimin  e një numri mallrash me përdorim të dyfishtë në Rusi. Dimitri Peskov, zëdhënësi i Zyrës Presidenciale Ruse (Kremlin), lëshoi ​​një deklaratë duke thënë:  Perëndimi vuan sepse sanksionet kundër Rusisë nuk na godasin. Putin nuk flet pa arsye për shkatërrimin e mundshëm të Perëndimit, ai ka informacione specifike dhe një arsye për atë që thotë.  Rusia duhet të ruajë gjakftohtësinë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse presioni nga Perëndimi do të vazhdojë. Ata nuk kursejnë asgjë.

Tags