Rusia pushton qytetin kyç afër Donetskut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153166-rusia_pushton_qytetin_kyç_afër_donetskut
Rusia ka marrë tashmë nën pushtet qytetin kyç ukrainas afër Donetsk, një zona tashmë e shkatërruar nga lufta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2023 16:32 Europe/Tirane
  • Rusia pushton qytetin kyç afër Donetskut

Rusia ka marrë tashmë nën pushtet qytetin kyç ukrainas afër Donetsk, një zona tashmë e shkatërruar nga lufta.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç Mariinka në Ukrainën lindore.

Shoigu shtoi se njësitë e sulmit kanë marrë zonën e “fortifikuar fuqimisht”, ndërkohë komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi deklaroi se forcat ukrainase janë zhvendosur në periferi të Mariinka.

Kjo zonë është shkatërruar pothuajse plotësisht nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Një ditë më parë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin raportoi për zhvillimet e luftës dhe përparimin që ushtria e vendit të tij ka bërë.

Putin e konsideroi sukses, arritjen e ushtrisë ruse duke shtuar se trupat ukrainase tashmë janë shtyrë më larg nga Donetsku.

Mariinka, dikur shtëpia e 10,000 njerëzve, kishte mbetur në duart e Ukrainës gjatë gjithë luftës së Kremlinit në pjesën lindore të Ukrainës.