Sulm me raketa ukrainase ndaj një anije ruse në Krime
(last modified Wed, 27 Dec 2023 07:44:39 GMT )
Dhjetor 27, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa ukrainase ndaj një anije ruse në Krime

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, raketat cruise të Ukrainës goditën dhe dëmtuan anijen e madhe Novocherkassk.

Sipas Mehr, Yuri Ihnat zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka bërë të ditur se në këtë sulm janë përdorur raketa cruise. Ai ka pohuar se pas këtyre sulmeve, probabiliteti që kjo anije ruse të vazhdojë të operojë është e ulët. Ushtria ukrainase pretendon se duke sulmuar këtë anije ruse në “Feodosia” nuk e ka lejuar armikun e saj të avancojë dhe të kapë më shumë territore përgjatë bregut të Detit të Zi. Ky veprim i Ukrainës ishte në përgjigje të njoftimit të Rusisë se mund të pushtojë më shumë zona të Ukrainës përgjatë bregut të Detit të Zi. Vladimir Putin në fillim të këtij muaji tha se Odessa, e cila është një nga portet më të mëdha në Ukrainë dhe selia e marinës së vendit, konsiderohet si një nga qytetet e Rusisë. Një lajm tjetër është se "Sergei Shoigu", Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, njoftoi se ushtria ruse ishte në gjendje të kapte qytetin "Marinka" afër Donetskut duke e hequr atë nga kontrolli i forcave ukrainase dhe arriti të zmbrapste njësitë e artilerisë së ushtrisë ukrainase nga Donetsku. Fitorja e fundit e madhe që ka arritur Rusia gjatë operacioneve të saj ushtarake në Ukrainë lidhet me marrjen e qytetit "Bakhmut".

Tags