Protesta pro-palestineze në aeroportet kryesore të SHBA-së
Policia amerikane arrestoi dhjetëra persona pasi zhvilluan protesta pro-palestineze, duke bllokuar trafikun në pistat e dy nga aeroporteve më të ngarkuara të SHBA-së.
Sipas raportimeve aeroportet e Los Angeles International dhe JKF të Nju Jorkut u përfshinë nga trazirat nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
36 persona u arrestuan në LAX, sipas policisë, dhe 26 të tjerë u arrestuan nëNju Jork. Ata u vunë në pranga dhe u vendosën në trotuar, të rreshtuar njëri pas tjetrit.
“Protestuesit hodhën në tokë një oficer policie, përdorën mbeturina ndërtimi, shenja rrugore, degë pemësh dhe blloqe betoni për të bllokuar” një rrugë që të çonte në aeroport “ndërsa sulmonin kalimtarët e pa përfshirë dhe automjetet e tyre”, njoftoi policia e amerikane.