Takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit për Gazën në 2023
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2023 është mbajtur ndërsa anëtarët e këtij këshilli kanë shprehur shqetësimin për përhapjen e luftës nga Gaza në Bregun Perëndimor dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë kundërshtari kryesor i vendosjes së armëpushimit në Gaza dhe ndalimit të bombardimeve të pandërprera të regjimit sionist, pranuan edhe një herë se nuk po kërkojnë një fund të kësaj lufte, por janë për një luftë më pak intensive. Në këtë takim, Khaled Mohammad Al-Khiari, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Lindjes së Mesme, përsëriti edhe një herë kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe për mundësinë e zgjerimit rajonal të konflikteve për shkak të llogaritjeve të gabuara të shkaktuara nga konfliktet përgjatë vijës blu mes Libanit dhe Izraelit. Ai shtoi se situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet dhe shumë palestinezë po vdesin çdo ditë në Bregun Perëndimor. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephen Dujarric, gjithashtu tha se në mes të përshkallëzimit të konflikteve midis regjimit sionist dhe Hamasit dhe grupeve të tjera në Gaza, Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i shqetësuar për zgjerimin e mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin.