Moskë: Deklaratat armiqësore të Amerikës ndikojnë në sigurinë globale
(last modified Sat, 30 Dec 2023 19:03:57 GMT )
Dhjetor 30, 2023 20:03 Europe/Tirane
  • Moskë: Deklaratat armiqësore të Amerikës ndikojnë në sigurinë globale

Duke iu referuar deklaratave armiqësore të qeverisë amerikane në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në luftën e Ukrainës, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara theksoi se nxitja e Kievit ka pasoja të rënda për sigurinë botërore.

Anatoli Antonov theksoi se deklaratat armiqësore të qeverisë së Uashingtonit, e cila bëri thirrje për një konfrontim më të dhunshëm në Ukrainë, kanë pasoja të rënda jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel global.

Antonov sqaroi: "Nëse Uashingtoni do të mendonte për një moment për njerëzit e zakonshëm dhe civilët e Ukrainës, nëse do të kishte qoftë edhe një grimë mëshirë dhe dhembshurie, lufta hibride (kundër Moskës) do të ndalohej menjëherë dhe atëherë do të mund të shihnim qartë një zgjidhje. Dhe si rezultat, gjithashtu do të shmangeshin dhe do të shpëtoheshin viktima të panumërta".

Ai theksoi: "Llamba magjike për të cilën të gjithë po flasin këto ditë në korridoret e qeverisë ukrainase, jo vetëm që do të kthehet në një eliksir dhe kurë, por përkundrazi, do të zgjasë dhimbjen dhe vuajtjet e regjimit të Kievit".

Diplomati i lartë rus shtoi: "Deklaratat dhe komunikatat armiqësore që bëjnë thirrje për një konfrontim më të dhunshëm ushtarak, do të kenë pasoja të rënda jo vetëm në nivel rajonal, por edhe për sigurinë globale. Përgjegjësia për veprimet aktuale i takon tërësisht Shteteve të Bashkuara".

 

Tags