Operacion masiv i Turqisë për të arrestuar terroristët e ISIS
Në një deklaratë, ministri i Brendshëm turk njoftoi arrestimin e qindra personave të dyshuar si bashkëpunëtorë me terroristët e ISIS.
Sipas IRNA, duke cituar agjencinë franceze të lajmeve, ministri i brendshëm i Turqisë njoftoi se autoritetet e vendit në një operacion mbarëkombëtar para festimeve të Vitit të Ri kanë arrestuar me dhjetëra persona të dyshuar të akuzuar si të lidhur me grupin terrorist ISIS. Ali Yerlikaya ka publikuar një postim në rrjetin social X dhe shkruan: 189 të dyshuar për bashkëpunim me ISIS janë arrestuar në operacionin mbarëkombëtar “Heronjtë 38” i cili u zbatua në 37 qytete të Turqisë, përfshirë Stambollin. Ai shtoi: 27 të dyshuar u arrestuan në Ankara dhe 22 të dyshuar në Stamboll. Turqia në muajt e fundit ka intensifikuar operacionet e saj kundër grupeve terroriste të lidhur me ISIS. Në vitin 2017, ISIS mori përgjegjësinë për një sulm në një klub nate në Stamboll, në të cilin u vranë 39 persona. Të premten, forcat turke të sigurisë arrestuan 32 të dyshuar të ISIS, duke përfshirë tre anëtarë të lartë, të cilët planifikonin të sulmonin kishat dhe sinagogat, si dhe ambasadën irakiane.