Veprimi i politikanes spanjolle në mbështetje të fëmijëve të Gazës
Një politikane spanjolle mbajti një trup simbolik në parlamentin e këtij vendi duke simbolizuar trupat e fëmijëve martirë palestinezë në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, The Wall Street Journal duke u mbështetur tek imazhet satelitore raportoi se 70 për qind e shtëpive të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Sipas kësaj gazete, shkatërrimi i gjerë ka prekur civilët e pafajshëm që jetojnë në këtë zonë të rrethuar. Wall Street Journal, duke theksuar se Gaza ka nevojë për masa urgjente humanitare, e konsideroi të nevojshme kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për të vlerësuar sasinë e dëmeve dhe shkeljeve të kryera nga regjimi sionist gjatë agresionit kundër Gazës. Kjo gazetë shkruante se në Rripin e Gazës deri në mes të dhjetorit janë hedhur 29 mijë bomba dhe shkatërrimet që i janë shkaktuar Gazës janë në nivelin e dëmeve që i janë shkaktuar Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkohë, operacionet e regjimit sionist në Gaza përfshijnë kryesisht luftime tokësore dhe sulme ndaj ndërtesave në zonat urbane me popullsi të dendur. Mick Mulroy, ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes dhe oficer i Trupave Detare të SHBA, i tha Wall Street Journal se: Lloji i bombave gurëthyese janë armë që SHBA i përdori në luftën në Afganistan dhe Siri dhe në hapësira të gjera jourbane.