Largimi i aeroplanmbajtëses amerikane nga Lindja e Mesme
Aeroplanmbajtësja “USS Gerald Ford” dhe flota e saj shoqëruese, e cila u stacionua në lindje të Detit Mesdhe pas fillimit të luftës mes regjimit sionist dhe Hamasit, në ditët në vijim do të largohet nga rajoni.
ABC News në një raport njoftoi: USS Gerald Ford së shpejti do të kthehet në portin e Norfolk të Virxhinias, për t'u përgatitur për misionin e saj të ardhshëm. Sipas ABC, Ford është aeroplanmbajtësja më e re dhe më e madhe e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Kur misionit të parë të saj po i afrohej fundit, një ditë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ajo u vendos në afërsi të Palestinës së Pushtuar dhe Rripit të Gazës. Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi zgjatjen e afatit të vendosjes së aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford në Mesdheun Lindor për të tretën herë që nga fillimi i luftës midis regjimit sionist dhe Hamasit. Përveç aeroplanmbajtëses Ford, në Lindjen e Mesme ndodhet edhe USS Dëight D. Eisenhoëer. Për herë të parë, SHBA dërgoi Ford në Mesdhe më 8 tetor, një ditë pas fillimit të luftës midis Hamasit dhe Izraelit.