Amerika: Ne nuk kemi qenë të përfshirë në shpërthimet në Iran
Në reagim ndaj sulmeve terroriste në qytetin Kerman të Iranit, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë rol apo përfshirje në këto shpërthime.
Sipas IRNA, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në konferencën e tij të parë për shtyp në vitin e ri 2024 përmendi sulmet terroriste në Kerman të Iranit dhe tha: Lidhur me shpërthimet në Iran, më duhet të them se raportet i kemi ndjekur nga afër. Ne nuk kemi informacion të pavarur për të ofruar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha: Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave që humbën jetën në këto shpërthime të tmerrshme. Në të njëjtën kohë, ai tha: Është ende herët për të nxjerrë përfundime në lidhje me arsyen e këtyre shpërthimeve, por duhet të them se Amerika nuk ka pasur asnjë rol në këto sulme dhe çdo koment tjetër është qesharak. Miller gjithashtu theksoi se ne nuk kemi arsye të besojmë se Izraeli ishte i përfshirë në këtë shpërthim. Zëdhënësi i Organizatës së Emergjencave të vendit bëri të ditur statistikat e fundit të dëshmorëve dhe të lënduarve në incidentin terrorist dhe tha: Në këtë incident deri më tani janë regjistruar 103 dëshmorë dhe 211 të lënduar të cilët janë transferuar me urgjencë në qendrat mjekësore.