Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare kundër krimit terrorist në Kerman
(last modified Fri, 05 Jan 2024 06:53:58 GMT )
Janar 05, 2024 07:53 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare kundër krimit terrorist në Kerman

Zyrtarë, personalitete, grupe dhe parti të ndryshme ndërkombëtar kanë dënuar krimin terrorist në Kerman, i cili solli në martirizimin e një grupi qytetarësh iranianë.

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit të Iranit Sejed Ebrahim Raisi. U trondita kur dëgjova lajmin për një sulm të rëndë terrorist në provincën Kerman në vendin tuaj, i cili la viktima të rënda. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe urimet e mia të sinqerta për shërimin e të lënduarve dhe familjet e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë, Presidenca e Autoritetit Palestinez, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit, zëdhënësi i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendeve të tjera kanë dënuar krimin terrorist pranë varrit të dëshmorit Haj Kassem Sulejmani, krim i cili vrau dhe plagosi qindra njerëz civilë të pambrojtur. Ata e dënuan ashpër këtë akt terrorist dhe kërkuan ndjekjen penale të autorëve të këtij krimi. Kjo është në kohën kur grupi terrorist ISIS mori zyrtarisht përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

Tags