Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë globale për vendimin e Hagës
Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë rreth ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit të Izraelit.
Afrika e Jugut ka paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me qëllim ndëshkimin e autorëve të vrasjes së palestinezëve në Rripin e Gazës dhe përfundimin e saj. Në këtë ankesë prej 84 faqesh, Afrika e Jugut deklaron se Izraeli ka shkelur dispozitat e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë dëgjoi pikëpamjet ligjore të Afrikës së Jugut dhe regjimit sionist për rastin e gjenocidit në Rripin e Gazës. Në këtë drejtim, Tirana Hassan, drejtoresha ekzekutive e Human Rights Watch, në një intervistë për Reuters vlerësoi rolin e Afrikës së Jugut në referimin e çështjes së krimeve të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të lidhur me Kombet e Bashkuara dhe tha: Nëse regjimi izraelit nuk zbaton procedurat ose urdhrat e gjykatës, komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që të bëhet i gjithë presioni i mundshëm për të detyruar regjimin sionist që të zbatojë verdiktin.