Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë globale për vendimin e Hagës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153816-human_rights_watch_theksoi_përgjegjësinë_globale_për_vendimin_e_hagës
Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë rreth ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2024 05:15 Europe/Tirane
  • Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë globale për vendimin e Hagës

Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch theksoi përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë rreth ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit të Izraelit.

Afrika e Jugut ka paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me qëllim ndëshkimin e autorëve të vrasjes së palestinezëve në Rripin e Gazës dhe përfundimin e saj. Në këtë ankesë prej 84 faqesh, Afrika e Jugut deklaron se Izraeli ka shkelur dispozitat e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë dëgjoi pikëpamjet ligjore të Afrikës së Jugut dhe regjimit sionist për rastin e gjenocidit në Rripin e Gazës.  Në këtë drejtim, Tirana Hassan, drejtoresha ekzekutive e Human Rights Watch, në një intervistë për Reuters vlerësoi rolin e Afrikës së Jugut në referimin e çështjes së krimeve të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të lidhur me Kombet e Bashkuara dhe tha: Nëse regjimi izraelit nuk zbaton procedurat ose urdhrat e gjykatës, komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që të bëhet i gjithë presioni i mundshëm për të detyruar regjimin sionist që të zbatojë verdiktin.