Protestuesit pro-palestinezë marshojnë në Londër kundër luftës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153832-protestuesit_pro_palestinezë_marshojnë_në_londër_kundër_luftës_në_gaza
Mijëra demonstrues pro-palestinezë demonstruan sërish në Londër duke kërkuar ndalimin e luftës së Izraelit dhe duke akuzuar qeverinë britanike për bashkëpunim me Izraelin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2024 16:26 Europe/Tirane
  • Protestuesit pro-palestinezë marshojnë në Londër kundër luftës në Gaza

Mijëra demonstrues pro-palestinezë demonstruan sërish në Londër duke kërkuar ndalimin e luftës së Izraelit dhe duke akuzuar qeverinë britanike për bashkëpunim me Izraelin.

Demonstruesit ecën në rrugët kryesore të qendrës së Londrës duke u mbledhur në Sheshin e Parlamentit  ku disa folës kërkuan ndalimin e gjakderdhjes, krimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Husam Zomlot, ambasadori palestinez në Londër, tha në protestë se qeveria britanike ishte palë me Izraelin.

Zomlot u tha protestuesve se Palestina është një komb luftëtarësh të lirisë.

Ai përgëzoi Afrikën e Jugut për ngritjen e padisë së gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, një çështje që ende vijon të shqyrtohet.

Policia britanike tha se kishte prezencë të gjerë në protestën e sotme me rreth 1,700 oficerë, duke përfshirë dhe forca nga jashtë Londrës.