Janar 19, 2024 07:47 Europe/Tirane
  • Meksika dhe Kili gjithashtu do e çojnë Izraelin në gjykatë

Meksika dhe Kili njoftuan se kanë referuar rastin e krimeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për t'u përballur me akuzën e "krimeve të luftës".

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Meksika dhe Kili, duke shprehur shqetësime në rritje në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në Gaza, njoftuan se e kanë referuar rastin e krimeve të luftës të Izraelit në këtë zonë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës ka përmendur raporte të shumta të organizatave të Kombeve të Bashkuara që kanë përshkruar ngjarje që mund të përshkruhen si shembuj të krimeve të luftës.

Kjo Ministri tha gjithashtu se po ndjek nga afër ankesën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në deklaratën e saj të enjten, Ministria e Jashtme e Meksikës deklaroi se "Meksika është e bindur se këto masa mund të hapin rrugën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të kontribuojnë në lëvizjen drejt paqes së qëndrueshme në rajon bazuar në zgjidhjen me dy shtete".

 

Tags