Janar 23, 2024 10:24 Europe/Tirane
  • Sanksione kundër Hamasit nga Anglia, Australia dhe Shtetet e Bashkuara

Amerika, Britania dhe Australia në një aksion të përbashkët për të mbështetur krimet e regjimit sionist në Gaza kanë vendosur sanksione ndaj elementëve që kanë lidhje me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ky vend, së bashku me Britaninë dhe Australinë, kanë vendosur më shumë sanksione ndaj rrjeteve financiare të Hamasit dhe ndërmjetësve të tyre në fushën e monedhës virtuale. Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Uashingtoni sanksionoi veçmas individë të lidhur me Hamasin dhe një individ të lidhur me Fly Baghdad Airlines. Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione kundër Kataib Hezbollah të Irakut dhe Fly Baghdad Airlines bahkë me forcat Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Në përputhje me presionet ilegale të Perëndimit kundër boshtit të rezistencës, Bashkimi Evropian sot sanksionoi 6 persona, përfshirë këshilltarin ekonomik të presidentit sirian Bashar Assad dhe 5 institucione të lidhura me qeverinë e këtij vendi. Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze të hënën njoftoi se ushtria pushtuese sioniste, me mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, vazhdon të kryejë gjenocid kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.                           

Tags