Takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154232-takimi_mes_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_francës
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Francës u takuan dhe diskutuan me njëri-tjetrin në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 24, 2024 09:33 Europe/Tirane
  • Takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Francës

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Francës u takuan dhe diskutuan me njëri-tjetrin në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në takimin e Ministrit të Jashtëm të Iranit, Amir Abdollahian dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Stephane Sjourney, takim i cili u zhvillua me kërkesë të palës franceze dhe në zyrën përfaqësuese të këtij vendi, u diskutua gjendja e fundit e marrëdhënieve dypalëshe dhe disa çështje të rëndësishme me interes për të dy vendet. Duke dënuar ashpër krimet e kryera nga regjimi sionist kundër popullit të Gazës, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit theksoi nevojën për përpjekje serioze nga komuniteti ndërkombëtar për të ndalur krimet e luftës të regjimit sionist, për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të kundërshtuar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve. Amir Abdollahian përshëndeti vazhdimin e bisedimeve dhe konsultimeve ndërmjet Teheranit dhe Parisit në fushat me interes të përbashkët dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sjourney, duke theksuar rolin konstruktiv dhe pozitiv që ka luajtur Republika Islamike e Iranit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, theksoi rëndësinë e parandalimit të rritjes së tensioneve në rajon. Në këtë takim, ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Francës theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në ditën e dytë të udhëtimit, Amir Abdollahian u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe me të diskutoi për çështje rajonale dhe ndërkombëtare dhe situatën në Palestinë. Amir Abdollahian është takuar edhe me ministrat e jashtëm të Malajzisë, Rusisë dhe Libanit.