Moska akuzon Kievin për akt barbar
(last modified Wed, 24 Jan 2024 18:54:57 GMT )
Janar 24, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Moska akuzon Kievin për akt barbar

Të gjithë pasagjerët në bordin e avionit ushtarak që u rrëzua në rajonin e Belgorodit kanë vdekur, tha guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov.

“Një aeroplan transporti u rrëzua në lagjen Korochansky. Ai ra në një fushë afër fshatit. Të gjithë ata që ishin në bord u vranë”, shkruan Gladkov në Telegram.

Ai shtoi se vendi i aksidentit është rrethuar dhe po kryhen hetime.

Nga ana e saj Rusia akuzoi Ukrainën për rrëzimin e avionit ushtarak rus, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina rrëzoi avionin ushtarak në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke e quajtur atë një akt barbar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se radari kishte detektuar lansimin e dy raketave ukrainase.

Sipas kësaj ministrie, thuhet se aeroplani po fluturonte nga Chkalovsky në afërsi të Moskës dhe për destinacion kishte Belgorodin, ku po transportonte personelin ushtarak ukrainas që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit me ushtarët rusë të zënë rob.

Duke akuzuar Ukrainën për “neglizhim të jetëve të qytetarëve të saj”, ministria ruse e Mbrojtjes tha se ishte planifikuar të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve këtë mbrëmjes në pikën e kontrollit në Kolotilovka pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

 

Tags