Janar 27, 2024 20:35 Europe/Tirane
  • SHBA do vendosë armë bërthamore në Britani

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 15 vjet pasi kërcënimi nga Rusia po rritet, zbulojnë dokumentet e Pentagonit të poseduara nga gazeta britanike The Telegraph.

SHBA synon të vendosë koka bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës në bazën ajrore Lakenheath në Suffolk të Anglisë.

SHBA hoqi raketat bërthamore nga Britania e Madhe në vitin 2008, duke gjykuar se kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Moska ishte zvogëluar.

Lajmi vjen pas paralajmërimeve se vendet e NATO-s duhet të përgatisin qytetarët e tyre për luftë me Rusinë.

 

Javën e kaluar, Admiral Rob Bauer, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s, tha se qytetarët duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë në 20 vitet e ardhshme që do të kërkonte ndryshim të madh në jetën e tyre.

Gjenerali Patrick Sanders, kreu i Ushtrisë Britanike, gjithashtu paralajmëroi se publiku do të duhej të thirrej për të luftuar nëse do të kishte luftë me Rusinë, sepse ushtria britanike ishte shumë e vogël. Komentet e tij e detyruan qeverinë britanike të përjashtonte rekrutimin emergjent të qytetarëve në ushtri.

 

Tags