Janar 29, 2024 20:12 Europe/Tirane
  • Rritje e ndjeshme e sulmeve dhe urrejtjes kundër myslimanëve në Amerikë

Një grup për të drejtat civile ka njoftuar se ankesat për diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara janë rritur me rreth 180 për qind.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Vdekja me thikë e një fëmije 6-vjeçar palestinezo-amerikan në Illinois dhe vrasja e tre të rinjve palestinezë në Vermont janë vetëm dy nga sulmet kundër myslimanëve dhe palestinezëve në Shtetet e Bashkuara, të cilat i njoftoi Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike. Sulmet janë rritur me 178 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi për të drejtat civile me bazë në Uashington dhe grupe të tjera mbrojtëse të të drejtave të njeriut kanë dhënë alarmin për një rritje dramatike të ankesave për diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes kundër muslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike vuri në dukje se mori 3,578 ankesa pas fillimit të luftës në Gaza dhe e quajti atë një "valë të vazhdueshme të urrejtjes anti-myslimane dhe anti-palestineze". 

Tags