Macron: Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesë Ukrainën
(last modified Wed, 31 Jan 2024 08:03:21 GMT )
Janar 31, 2024 09:03 Europe/Tirane
  • Macron: Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesë Ukrainën

Emmanuel Macron, i cili ka vizituar Suedinë si presidenti i parë francez në 24 vjet, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Olof Kristerson tha: Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesë Ukrainën.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Macron theksoi se Rusia nuk duhet të fitojë luftën kundër Ukrainës dhe shtoi: Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë pranë Kievit deri në fund dhe të vazhdojë të shoqërojë popullin e këtij vendi në aspektin ekonomik, financiar, ushtarak, pajisje dhe stërvitje të forcave ushtarake, sepse ne po kërkojmë që në këtë luftë të arrijmë një objektiv strategjik shumë të rëndësishëm kundër Moskës. Presidenti francez deklaroi se Evropa duhet të jetë e përgatitur të mbajë e vetme barrën e armëve dhe të ndihmës financiare për Ukrainën nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të ndalojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën. Kjo çështje tregon rëndësinë e rritjes së prodhimit të armëve të vendeve evropiane për të mbështetur sa më shumë Ukrainën.

Tags