Sistemet e raketave Javelin të dhuruara nga Estonia mbërrijnë në Ukrainë
(last modified Sun, 04 Feb 2024 07:29:43 GMT )
Shkurt 04, 2024 08:29 Europe/Tirane
  • Sistemet e raketave Javelin të dhuruara nga Estonia mbërrijnë në Ukrainë

Ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pokor njoftoi se paketa më e fundit e ndihmës së armatimit të Talinit, përfshirë sistemet raketore Javelin, ka mbërritur në Ukrainë.

Sipas raportit të agjencisë IRNA duke cituar mediat ukrainase, "Pokor" pa përmendur sasinë e saktë të armëve të dërguara dhe kohën dhe vendin e dorëzimit të tyre shtoi: Mitralozë, municione të armëve të vogla, automjete të ndryshme tokësore dhe ujore dhe pajisje zhytjeje, janë ndër artikujt e tjerë të dërguar në Kiev në paketën e ndihmës me armë. Ministri i Mbrojtjes i Estonisë theksoi:  Ngjarjet e fundit në Evropë tregojnë se dorëzimi i raketave dhe armëve të tjera efektive të fushëbetejës në Ukrainë vazhdon dhe ne, së bashku me aleatët tanë të tjerë në Evropë, i dërgojmë një mesazh të qartë Kremlinit se derisa të arrihet fitorja, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Duke kujtuar se ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian ditët e fundit ranë dakord për të përmbushur premtimin e tyre për të dërguar një milion predha artilerie në Ukrainë, Pokor theksoi: Edhe Estonia po përpiqet të përmbushë rolin e saj duke dërguar mijëra predha artilerie. Sipas mediave ukrainase, Estonia, e cila që nga fillimi i vitit 2022i ka dërguar Ukrainës të gjitha llojet e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 500 milionë euro, dhjetorin e vitit të kaluar ra dakord t'i sigurojë Kievit një paketë të re ushtarake afatgjatë me vlerë 80 milionë euro.

Tags