Spanja njoftoi dërgimin e ndihmës financiare urgjente për UNRWA
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez njoftoi se Madridi do të dërgojë tre milionë e pesëqind mijë euro ndihmë urgjente për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Albars vuri në dukje se UNRWA aktualisht po ndihmon 6 milionë refugjatë palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe Gaza dhe theksoi: Kjo ndihmë emergjente do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbështetur aktivitetet e kësaj agjencie.
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës shprehu keqardhjen për ndërprerjen e ndihmës financiare për UNRWA nga disa vende dhe vuri në dukje se ndërprerja e ndihmës për UNRWA mbart rrezikun serioz që përpjekjet humanitare të agjencisë në Gaza të ndalen në javët e ardhshme.
Edhe Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se ndërprerja e ndihmës financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) është një veprim i rrezikshëm që kërcënon jetën e qindra mijëra njerëzve.
"Ndërprerja e ndihmës financiare për UNRWA është një masë joproporcionale dhe e rrezikshme. Gabimet e individëve nuk duhet të çojnë në ndëshkimin kolektiv të të gjithë njerëzve", tha Borrell.
Deri më tani, një sërë vendesh evropiane, duke ndjekur Shtetet e Bashkuara, kanë ndërprerë ose pezulluar ndihmën e tyre për UNRWA-në si një nga agjencitë më të rëndësishme dhe jetike në ofrimin e ndihmës për popullin e Gazës.