Kongresi amerikan duhet të pajtohet për mbështetjen për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i154740-kongresi_amerikan_duhet_të_pajtohet_për_mbështetjen_për_ukrainën
Shtëpia e Bardhë është e përqendruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2024 16:09 Europe/Tirane
  • Kongresi amerikan duhet të pajtohet për mbështetjen për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë është e përqendruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”, u tha zoti Sullivan gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha se ishte jetike që Kongresi të binte dakord për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në të ardhmen e afërt.

Të pyetur për të komentuar mbi të ardhmen e gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe zoti Sullivan thanë se është një vendim sovran i Ukrainës zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë.

I pyetur se si qeveria amerikane do t’i përgjigjej intervistës së presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka të ngjarë të transmetohet të enjten sipas njoftimeve në media, Sullivan tha se ai mendonte se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar tashmë argumentin rreth mbështetjes për Ukrainën.