Paketa e re e ndihmës me armë e Gjermanisë për Ukrainën
(last modified Thu, 08 Feb 2024 07:35:43 GMT )
Shkurt 08, 2024 08:35 Europe/Tirane
  • Paketa e re e ndihmës me armë e Gjermanisë për Ukrainën

Në një deklaratë, qeveria gjermane njoftoi se ka përgatitur një paketë të re ndihme armatimi për Ukrainën.

Llojet e ndryshme të tankeve, mjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore janë ndër artikujt e përfshirë në këtë paketë ndihme me armë. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, në këtë deklaratë thuhet: Paketa e re e armëve të Berlinit përfshin 105 tanke Leopard dhe 20 automjete të blinduara, disa sisteme të mbrojtjes ajrore, si dhe pajisje dhe municione të tjera ushtarake. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, shumica e këtyre tankeve do të dërgohen në Ukrainë pasi të riparohen dhe pajisen në Lituani. Më herët, kancelari gjerman Olaf Schultz theksoi se Berlini i ka dërguar Ukrainës 17 miliardë dollarë ndihmë me armë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Gjermania planifikon të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje sigurie me Ukrainën.

Tags