Shkurt 10, 2024 09:47 Europe/Tirane
  • Putin: Amerika është në rënie

Presidenti i Rusisë tha: Veprimet e pafavorshme të Amerikës ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera do të kenë rezultate të kundërta.

Vladimir Putin tha: Zvarritja e Rusisë në një luftë botërore është kundër sensit të shëndoshë dhe e vendos gjithë njerëzimin në prag të shkatërrimit. Një nga gabimet më të mëdha strategjike të lidershipit politik amerikan është përdorimi i dollarit si një mjet luftarak për politikën e jashtme. Presidenti rus vazhdoi: Pavarësisht të gjitha sanksioneve dhe kufizimeve, Rusia vitin e kaluar u bë ekonomia e parë në Evropë dhe kjo tregon se mjetet amerikane nuk po funksionojnë. Vendet e BRICS po zhvillohen me një shpejtësi shumë të madhe dhe kjo prirje do të vazhdojë në mënyrë të pashmangshme. Presidenti i Rusisë theksoi: Kemi informacione se SHBA-ja mbështet terroristët në Rusi dhe i quan ata disidentë. Nuk ka nevojë për praninë amerikane në luftën në Ukrainë. Është më mirë që Uashingtoni të arrijë një marrëveshje me Rusinë.

Tags