Amerika i kërkoi Tel Avivit të përmbahet nga sulmi në Rafah
Amerika i kërkoi Izraelit të përmbahet nga operacionet ushtarake dhe sulmet në Rafah, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Rrjeti sionist Kan raportoi se SHBA beson se çdo operacion ushtarak izraelit në Rafah gjatë muajit të Ramazanit do të përshkallëzojë tensionin në të gjithë rajonin. Më herët Liga Arabe dhe vendet arabe kishin paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të këtij aksioni sionist në Rafah. Sipas rrjetit Al-Mayadeen, "Ahmed Abul Ghait", Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të sulmit të pushtuesit izraelit në zonën Rafah në jug të Gazës. Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe lëvizja Hamas lëshuan deklarata të ndara duke paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të sulmit dhe bombardimit të qytetit Rafah nga ushtria e regjimit sionist. Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar për pasojat shumë të rrezikshme të sulmit dhe shënjestrimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, i cili është streha e fundit e qindra mijëra civilëve palestinezë që u detyruan të ikin atje për shkak të sulmeve brutale të ushtrisë izraelite. Në këtë deklaratë, Riadi, duke dënuar ashpër sulmet barbare të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe zhvendosjen e detyruar të banorëve të Gazës, deklaroi kundërshtimin e tij të vendosur ndaj këtij qëllimi të regjimit sionist. Në këtë deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite edhe një herë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe e vlerësoi të nevojshme mbajtjen e menjëhershme të një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar një fatkeqësi humanitare në Gaza nga regjimi sionist. Hamasi njoftoi në një deklaratë gjithashtu: Jemi të shqetësuar për rrezikun e kryerjes së një krimi masiv dhe të tmerrshëm të gjenocidit nga regjimi okupator izraelit në qytetin e Rafahut, i cili strehon më shumë se një milion e 400 mijë qytetarë palestinezë të zhvendosur. Ne paralajmërojmë se këta njerëz të shpërngulur, si rezultat i vazhdimit të sulmeve dhe krimeve brutale terroriste të okupatorëve sionistë, po jetojnë në kushtet më të këqija. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë shpalli kundërshtimin e saj të plotë ndaj migrimit të detyruar të palestinezëve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkoi përfundimin e menjëhershëm të konfliktit në këtë rajon. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi: Abu Dhabi paralajmëron kundër çdo lëvizje izraelite për operacione ushtarake në Rafah, e cila është plot me refugjatë palestinezë. Katari gjithashtu paralajmëroi për një fatkeqësi humanitare gjatë sulmit të regjimit sionist në qytetin Rafah dhe kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të marrë masa për të parandaluar gjenocidin ndaj palestinezëve në këtë qytet. Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit paralajmëroi për një fatkeqësi humanitare në rast të një sulmi izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës. Ministria theksoi: I kërkojmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar sulmin sionist në Rafah dhe gjenocidin ndaj palestinezëve në këtë qytet. Netanyahu së fundmi njoftoi se operacionet tokësore në Rafah do të fillojnë brenda dy javëve të ardhshme. Kryeministri i regjimit sionist, ka kërkuar shkatërrimin e batalioneve ushtarake të lëvizjes Hamas në Rafah para muajit të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, Kanali 12 i regjimit sionist ka raportuar edhe për mosmarrëveshjen mes Netanyahut dhe “Herzi Halevi”, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së këtij regjimi, për një operacion të mundshëm në Rafah.