Shkurt 19, 2024 08:29 Europe/Tirane
  • Hillary Clinton: Trump do të tërheqë SHBA-në nga NATO

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha se përpjekja e Donald Trump për t'u rikthyer në presidencë duhet të merret seriozisht dhe paralajmëroi se ish-presidenti amerikan do të përpiqet të tërheqë Uashingtonin nga NATO.

ABC News të dielën shkroi se Klinton në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih, delegacioneve pjesëmarrëse në këtë konferencë u tha: Duhet ta marrim seriozisht Trumpin. Trump do të bëjë gjithçka për t'u bërë një udhëheqës autoritar absolut nëse atij i jepet një shans. Clinton shtoi: Edhe nëse Kongresi miraton një rezolutë që thotë se Trump nuk mund të tërhiqet nga NATO pa mbështetjen e Kongresit, ai do të na tërheqë nga NATO. Trump, i cili është sërish një kandidat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në një tubim zgjedhor në Karolinën e Jugut njoftoi se do të inkurajonte Rusinë që t'i sulmonte aleatët evropianë nëse ata nuk sigurojnë fonde për këtë aleancë ushtarake. Biden i quajti fjalët e Trumpit marrëzi dhe të turpshme, dhe shumë anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut gjithashtu kritikuan ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi që të mos vihet në dyshim mbrojtja kolektive e këtij pakti ushtarak dhe shtoi: Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të Amerikës. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i quajti komentet e Trump si "marrëzi" dhe tha se aleanca ushtarake nuk është një menu që funksionon në varësi të gjendjes shpirtërore të presidentit amerikan. Ai shtoi: Unë nuk do të humbas kohën time duke komentuar ndonjë nga idetë budallaqe që u përhapën gjatë kësaj fushate zgjedhore në SHBA.

Tags