Zelensky: Rusia përfitoi nga vonesa në dërgimin e ndihmës në Ukrainë
(last modified Tue, 20 Feb 2024 08:23:25 GMT )
Shkurt 20, 2024 09:23 Europe/Tirane
  • Zelensky: Rusia përfitoi nga vonesa në dërgimin e ndihmës në Ukrainë

Duke iu referuar rënies së qytetit Avdiika, presidenti i Ukrainës tha se Rusia ka përfituar nga vonesa në dërgimin e ndihmave në Ukrainë.

Sipas mediave ukrainase, Volodymyr Zelenskiy tha: “Situata e forcave tona është shumë e vështirë, sidomos në disa pika të vijës së frontit ku Rusia ka përqendruar forcat dhe pajisjet e saj maksimale ushtarake”. Duke pranuar se ushtria e vendit është përballur me mungesë municionesh artilerie, presidenti i Ukrainës shtoi: "Ushtria ruse, duke ditur mungesat me të cilat po përballemi, ka përdorur dhe vazhdon të përdorë mundësitë që krijohen. Ai shprehu falenderime për mbështetjen e vendeve perëndimore për Ukrainën në fushën e dërgimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe shtoi: "Megjithë ndihmën që kemi marrë, ne jemi ende në disavantazh përsa i përket mbrojtjes ajrore, veçanërisht në vijën e frontit dhe kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Zelensky gjithashtu falënderoi kompanitë e huaja dhe ukrainasit që janë aktivë në fushën e ngritjes së fabrikave për prodhimin e armëve, plumbave, dronëve dhe sistemeve të luftës elektronike në këtë vend dhe tha: Prodhimi ynë i armëve po zgjerohet dita ditës dhe megjithëse ne ende nuk mund të plotësojmë të gjitha nevojat tona në këtë fushë, por çdo muaj që kalon, forca dhe aftësitë e Ukrainës në këtë fushë po rriten.

Tags