Brazili tërheq ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar
(last modified Tue, 20 Feb 2024 08:24:42 GMT )
Shkurt 20, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Brazili tërheq ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar

Ministri i Jashtëm i regjimit sionist ka pohuar se ka informuar presidentin e Brazilit se derisa të mos kërkojë falje dhe të tërheqë fjalët e tij, ai do të konsiderohet si një element i padëshirueshëm.

Sipas Reuters, Brazili tërhoqi ambasadorin e tij nga Izraeli dhe Izraeli gjithashtu njoftoi se presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva nuk do të mirëpritet në Izrael, sepse ai e krahasoi luftën e Gazës me Holokaustin. Veprimet e Brazilit, të cilat përfshijnë thirrjen e ambasadorit të Izraelit për bisedime, u konfirmuan nga ministria e jashtme e Brazilit. Më herët zyrtarët izraelitë qortuan zyrtarisht ambasadorin e Brazilit në vend pas komenteve të drejtuar krerëve të samitit të Bashkimit Afrikan në Addis Abeba. Lula da Silva tha se ajo çfarë po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid dhe krimet e Izraelit në Gaza janë të ngjashme me Holokaustin kundër hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën nuk u pajtua aspak me fjalët e Presidentit të Brazilit. Ai reagoi dhe i dënoi këto fjalë dhe i konsideroi ato "të turpshme dhe të frikshme". Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, gjithashtu njoftoi se "Presidenti brazilian Lula da Silva e krahasoi luftën e Gazës me Holokaustin. Në të njëjtën kohë, Selso Amorim, këshilltari special për çështjet ndërkombëtare të presidentit brazilian Lula da Silva, tha: Ne nuk i kërkojmë falje Tel Avivit për krahasimin e krimeve të Izraelit me krimet e Adolf Hitlerit. Kjo deklaratë janë një "përshkrim i pagabueshëm i asaj që po vuajnë banorët e Gazës, që tregon përmasat e krimit që po kryen Izraeli".