Rusia paralajmëron aeroplanët francezë mbi Detin e Zi
(last modified Thu, 22 Feb 2024 19:18:26 GMT )
Shkurt 22, 2024 20:18 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron aeroplanët francezë mbi Detin e Zi

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë aeroplanët francezë mbi Detin e Zi, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Francës.

Sebastien Lecornu, kërcënimet ruse ndaj aeroplanëve francezë që patrullojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare i quajti një qëndrim “mjaft agresiv” nga Moska.

Sipas tij, këto sjellje përkojnë me ato të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, raporton Skynews.

“Një muaj më parë, për t’ju dhënë një shembull shumë konkret, një sistem rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët francezë në Detin e Zi, kur ne patrullonim në një zone të lirë ndërkombëtare” tha Lecornu.

“Sjellja e Rusisë në vitin 2024 nuk ka asnjë lidhje me atë që pamë në vitin 2022 dhe, padyshim përpara agresionit në Ukrainë”, shtoi ministri francez i Mbrojtjes.

Sipas tij, këto veprime nga shteti rus po vijnë për shkak të vështirësive me të cilat po përballet Rusia në fushën e betejës në Ukrainë.

 

Tags