Grupi G7:  Ne do të rrisim kostot e luftës për Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i155306-grupi_g7_ne_do_të_rrisim_kostot_e_luftës_për_rusinë
Në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, udhëheqësit e G7 premtuan të mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të rrisin kostot e luftës për Rusinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Grupi G7:  Ne do të rrisim kostot e luftës për Rusinë

Në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, udhëheqësit e G7 premtuan të mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të rrisin kostot e luftës për Rusinë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, samiti i G7, i cili u mbajt të shtunën përmes videokonferencës me praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në një deklaratë njoftoi: Ne vazhdojmë të rrisim kostot e luftës për Rusinë, duke minuar burimet e saj të të ardhurave dhe përpjekjet e saj për të forcuar makinën e vet të luftës. Shtetet anëtare të G7 përsëritën pretendimet e tyre për Iranin dhe Kinën.  Sipas raportit të AFP, ata i kërkuan Iranit të ndalonte ndihmën ushtarake për Rusinë dhe shprehën shqetësimin për transferimin e pjesëve të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga kompanitë kineze në Moskë. Në këtë deklaratë thuhet: Ndërsa Ukraina ka hyrë në vitin e tretë të kësaj lufte të pamëshirshme, qeveria dhe populli i këtij vendi mund të llogarisin në mbështetjen e Grupit të Shtatë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, Grupi  G7 kërkoi "transparencë të plotë" për Alexei Navalny, një nga figurat opozitare të qeverisë ruse. Në fjalimin e tij në samitin e G7, Zelensky përsëriti kërkesën e tij për armë dhe tha: Ju e dini mirë se ne duhet të mbrojmë qiejt tanë, të forcojmë ushtritë tona në tokë dhe të ruajmë dhe vazhdojmë sukseset tona në det.