Shkurt 27, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Paris: Përjashtohet dërgimi i forcave ushtarake në Ukrainë

Aleatët e Ukrainës njoftuan se nuk ka asnjë plan zyrtar për të dërguar trupa në Ukrainë kundër Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në konferencën në mbështetje të Ukrainës, e cila u mbajt në Paris me praninë e 20 liderëve kryesisht evropianë, tha se ai refuzon të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë, dhe ende nuk ka konsensus në këtë drejtim. Macron mohoi se kishte një plan zyrtar të paracaktuar për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë për të luftuar ushtrinë ruse, por këmbënguli se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Rusia të mos fitojë. Macron në këtë takim paralajmëroi: Rusia po përpiqet të marrë më shumë territore dhe po shikon jo vetëm Ukrainën, por edhe shumë vende të tjera. Ai tha: Takimi, i thirrur nga Macron në vazhdën e rënies së frontit ukrainas, ra dakord të fokusohej në pesë fusha kyçe të veprimit: Mbrojtja kibernetike, prodhimi i përbashkët i armëve dhe municioneve ushtarake për Ukrainën, mbrojtja e vendeve si Moldavia të kërcënuara drejtpërdrejt nga Rusia, më shumë mbrojtje ushtarake për Ukrainën në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe dhënia e ndihmave për Ukrainën. Macron gjithashtu njoftoi formimin e një koalicioni të ri për t’i ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Duke theksuar se humbja e Rusisë është absolutisht e nevojshme për paqen dhe sigurinë në Evropë, ai tha se është e nevojshme që Evropa të ndërmarrë veprime për të marrë vendime të qarta për krijimin e një shtylle mbrojtëse evropiane të pavarur nga Amerika. Ai gjithashtu tha: Nuk mund të presim rezultatin e zgjedhjeve në SHBA për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja jonë. Është e ardhmja e Evropës ajo që është në rrezik, ndaj vendimi u takon evropianëve.

Tags