Ligjvënësit amerikanë shprehin shqetësimin për situatën e gazetarëve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i155456-ligjvënësit_amerikanë_shprehin_shqetësimin_për_situatën_e_gazetarëve_në_gaza
Duke shprehur shqetësimin për situatën e gazetarëve në sulmet e Izraelit, një sërë ligjvënësish të Partisë Demokratike, nëpërmjet një letre, i kërkuan Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken të marrë masa efektive për mbrojtjen e sigurisë së medias dhe garantimin e lirisë së shtypit në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 29, 2024 06:47 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit amerikanë shprehin shqetësimin për situatën e gazetarëve në Gaza

Duke shprehur shqetësimin për situatën e gazetarëve në sulmet e Izraelit, një sërë ligjvënësish të Partisë Demokratike, nëpërmjet një letre, i kërkuan Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken të marrë masa efektive për mbrojtjen e sigurisë së medias dhe garantimin e lirisë së shtypit në Gaza.

Më shumë se 132 gazetarë palestinezë kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve IRNA, në këtë letër, ku përfshihen emrat e 12 ligjvënësve, thuhet: "Më shumë gazetarë kanë vdekur në Gaza në tre muajt e fundit sesa në çdo vend tjetër të botës në një vit".

Ligjvënësit amerikanë shtuan: "Ne jemi ende të shqetësuar për mungesën e hapave praktikë dhe përpjekjeve të pamjaftueshme për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza, përfshirë edhe gazetarët".

Shqetësimi i ligjvënësve amerikanë për situatën e gazetarëve në Gaza u shpreh ndërkohë që qindra mbështetës të Palestinës protestuan të martën kundër politikave luftënxitëse të presidentit amerikan Joe Biden në Rripin e Gazës, gjatë paraqitjes së Joe Biden në ndërtesën e rrjetit të lajmeve NBC në qytetin Nju Jorku, duke u mbledhur në hollin e kësaj ndërtese.

Tubuesit pro-palestinezë brohoritën parulla në lidhje me sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, të tilla si "Armëpushim tani!" dhe "Hebrenjtë Bidenit: Ndalo armatimin e gjenocidit!".

Përkrahësit e Palestinës njoftuan në këtë tubim se politika e jashtme vdekjeprurëse e Bidenit ka përshpejtuar shitjen e armëve ndaj regjimit gjenocidal izraelit dhe ka injoruar kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare që ky regjim pushtues ka kryer gjenocid.

Pavarësisht refuzimit të presidentit, është rritur presioni ndaj qeverisë amerikane për të mbështetur një armëpushim të plotë në Rripin e Gazës.

 Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve kanë nxitur reagimin e popujve të botës dhe, në të gjitha anët e botës, njerëzit, qeveritë e ndryshme dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për të mbështetur popullin e shtypur palestinez.