BE rinis ndihmat për UNRWA
Komisioni Europian ka vendosur të rikthejë ndihmat aq të nevojshme për Agjencinë e OKB-së për palestinezët, UNRWA, të cilat ishin ndërprerë pas akuzave të Izraelit se punonjës të saj qenë përfshirë në sulmet e Hamasit.
Por kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini në një letërkëmbim me Komisionin Europian shpjegoi me insistim se organizata e tij nuk ka qenë pjesëmarrëse në sulmet e Hamasit.
Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste. Ministrat e Jashtëm të BE në këtë takim pranuan, se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës.
Sipas të dhënave të një zëdhënësi të OKB, edhe Kombet e Bashkuara presin për dokumente sekrete nga Izraeli në lidhje me akuzat. Pagesat e BE-së do të rinisin javën e ardhshme. Në fillim do të transferohen 50 milionë euro, më tej 32 milionë euro të tjera gjatë vitit me dy këste.