Medvedev: Ushtria gjermane po përgatitet për luftë kundër Rusisë
(last modified Sun, 03 Mar 2024 18:45:04 GMT )
Mars 03, 2024 19:45 Europe/Tirane
  • Medvedev: Ushtria gjermane po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, deklaroi të dielën se biseda e regjistruar e oficerëve të lartë të ushtrisë gjermane tregon se Berlini po përgatitet të fillojë një luftë kundër Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Medvedev, i cili dikur ishte presidenti i Rusisë, duke iu referuar dosjes së zbuluar të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë që flisnin për sulmet në urën e Krimesë, tha: "Gjermania po përgatitet për luftë me Rusinë".

Ai në kanalin e tij në Telegram shkroi: "Ditën që kancelari gjerman Olaf Scholtz tha se NATO nuk merr dhe nuk do të marrë pjesë në konfliktin e Ukrainës, një audio skedar shumë interesant më është transferuar nga miqtë e mi ushtarakë".

Në këtë bisedë, oficerë të lartë të ushtrisë gjermane flasin për mënyrën se si u bombardua ura e Krimesë.

Ministria e mbrojtjes gjermane konfirmonte sot një përgjim të gjeneralëve të lartë gjermanë për Ukrainën, të publikuar në mediat dhe rrjetet sociale ruse.

Regjistrimi audio u transmetua dje nga rrjeti televiziv rus RT, ku mes folësve ishte kreu i forcave ajrore gjermane Gjeneral Ingo Gerhartz.

Bisedat në përgjimin e publikuar përfshinin diskutime nëse ‘raketat Taurus mund të shkatërronin një urë’, një referencë ndaj urës së Krimesë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti sot “çështje shumë serioze” publikimin e detajeve konfidenciale të një video-konference mes oficerëve të Bundeswehr-it mbi Ukrainën.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova kërkonte një shpjegim nga Gjermania për regjistrimin, që ishte një provë e luftës hibride që Perëndimi i ka hapur Rusisë.

 

Tags