Mars 07, 2024 10:09 Europe/Tirane
  • Kanadaja rifillon ndihmën për UNRWA-në

Rrjeti CBC News i Kanadasë, në një raport që njoftonte rifillimin në të ardhmen e afërt të ndihmës kanadeze për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Çështjet e Refugjatëve Palestinezë (UNRWA), njoftoi: “Ahmed Hussain, ministri kanadez për Zhvillimin Ndërkombëtar, së shpejti do ta shpallë zyrtarisht këtë çështje”.

Sipas CBC News: “Pas pretendimeve të regjimit sionist se në përleshjet e 7 tetorit ishin përfshirë rreth 12 punonjës të UNRWA-së, qeveria kanadeze, duke ndjekur atë të SHBA-së, e ndërpreu ndihmën e saj për UNRWA-në”.

Sipas një raporti të CBC News, një burim qeveritar i tha së fundmi këtij rrjeti informativ se Organizata e Kombeve të Bashkuara publikuan së fundmi një raport të përkohshëm bazuar në hetimin e saj mbi pretendimet e (regjimit) Izraelit në lidhje me bashkëpunimin e stafit të UNRWA-së me Hamasin.

Tani, sipas përmbajtjes së këtij raporti, qeveria kanadeze nuk sheh ndonjë pengesë për të ofruar ndihmat e saj për UNRWA-në dhe synon t'i rifillojë këto ndihma.

Pasi regjimi izraelit akuzoi 12 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Çështjet e Refugjatëve Palestinezë të njohur si UNRWA për përfshirje në sulmet e 7 tetorit 2023 dhe pjesëmarrje në operacionin Stuhia Al-Aksa të kryer nga Hamasi, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të kryejë një hetim të qartë dhe gjithëpërfshirës në këtë drejtim.

 

Tags